28 Mars, 2026

Babë e bir në Toç, bëjnë për spital burrë e grua

 Babë e bir në Toç, bëjnë për spital burrë e grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Toç në Memaliaj, ku babë e bir kanë dhunuar një bashkëfshatarin e tyre dhe gruan e tij.

Shkak për këtë, është bërë një konflikt pronësie.

Ata janë proceduar penalisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ç. dhe M. Ç., 40 vjeç (babë e bir), të dy banues në fshatin Toç, pasi janë konfliktuar me shtetasin G. K. dhe bashkëshorten e tij, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *