28 Mars, 2026

Policia në Përmet arreston “kriminelin” e rrezikshëm

 Policia në Përmet arreston “kriminelin” e rrezikshëm

Ndërsa politikanët në vend po bëjnë kërdinë duke vjedhur me shifra të frikshme, në Përmet kanë arrestuar një person pse bën dru.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Th. G., banues në Përmet, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.

Në këtë vend, nëse punon ndershëm, edhe të arrestojnë, ndërsa nëse vjedh apo merresh me drogë, nuk të prek njeri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *