Fytyra e Pandit flet më shumë se çdo fjalë
“Asambleja e PS ishte një sinjal i fortë rifreskimi dhe përgjegjësie përpara sfidave të 2027 ës, që vulosi një drejtim të ri politik dhe organizativ, që na vendos të gjithëve përballë më shumë përgjegjësie, por edhe më shumë mundësive për ndryshim.
Mirënjohëse për mandatin e ri politik që më është besuar në drejtimin e Njësisë nr. 3 në Tiranë.
Një njësi ku duhet të ndajmë përgjegjësi dhe të tregojmë çdo ditë pse PS mbetet forca më serioze e transformimit”.
Kështu shkruan deputetja e re socialiste Iris Luarasi, ndërsa ka postuar një foto krah Pandeli Majkos.
Fytyra e këtij të fundit flet më shumë se çdo fjalë.