Përçarja e socialistëve në Qarkun Gjirokastër, Kumbaro “shtyp” klanin e Tërmet Peçit
Mirela Kumbaro u konfirmua të shtunën, si drejtuese politike e Qarkut të Gjirokastrës për Partinë Socialiste.
Kumbaro ishte ndër të paktat drejtuese që nuk u ndryshua nga Rama.
Dhe kjo, edhe për shkak të luajalitetit të saj me kryeministrin, për të cilin deklaroi se veç ai është i pazëvendësueshëm në PS, të tjerët shkojnë e vijnë.
Kumbaro prej kohësh ka shtrirë pushtetin e saj në Qarkun e Gjirokastrës dhe të paktë janë ata që e kundërshtojnë.
I vetmi që i ka dalë kundër deri më tani, ka qenë Tërmet Peçi.
Kjo, pasi Kumbaro punoi kundër tij në fushatën zgjedhore për deputet.
Por pas zgjedhjeve, ajo ka nisur hakmarrjen ndaj njerëzve të Peçit.
Këtë e tregoi edhe ish-drejtori i NJVKSH në Gjirokastër, Edi Sinojmeri, që tha se u shkarkua pikërisht se mbështeti ish-kryebashkiakun e Tepelenës.
Tashmë me rikonfirmimin e saj të së shtunës, Kumbaro tregon se ka fuqi të plotë në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë e Memaliaj.
Ndryshe nga Tërmet Peçi, që mund të përfundojë në burg.