Andi Bushati sulmon gazetaren e Report TV: E paimagjinueshme të shesësh kolegun
Analisti Andi Bushati ka reaguar ashpër për debatin e sotëm në konferencën e Partisë Demokratike midis gazetares së Report TV, Daniela Maloku dhe Sali Berishës.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Andi Bushati thekson që është e paimagjinueshme deri në çfarë pikë ka mbërritur pafytyrësia në këtë profesionin tonë.
Gjithashtu, Bushati e akuzon Daniela Malokun se ka shitur kolegun për t’u bërë leckë në emër të atij qe i jep rrogën.
Postimi i Andi Bushatit:
Është e pa imagjinueshme deri në ç’pikë ka mbërritur pafytyrësia në ktë profesionin tonë…
Të arrish të shesësh kolegun për t’u bëre leckë ne emër të atij që të jep rrogën.