28 Mars, 2026

Mustafa Nano revoltohet me Ramën, Begajn dhe… Irfanin

 Mustafa Nano revoltohet me Ramën, Begajn dhe… Irfanin

Gazetari Mustafa Nano ka reaguar për iftaret e shtruar nga politika.

Sipas tij, iftaret janë shndëruar në harbime mediatike.

Dhe ai që e nisi këtë lojë, sipas Nanos, është Edi Rama.

“Edi Rama ishte i pari që i shndërroi iftaret në harbime mediatike. I fton të gjithë, myslimanë, të krishterë, ateistë, hebrenj.

Dhe u mban një fjalim të gjatë e të mërzitshëm, ku bën bashkë fraza të Kuranit të marra në Google e thënie patriotësh shqiptarë.

Këto fjalimet e tij në raste iftaresh janë pika më e ulët e veprimtarisë së tij publike. Pfff!

Dihet, ai e bën këtë punë për t’iu prishur mendjen myslimanëve e për t’u marrë votën.

Mirëpo, keni parë ju? Po ndjekin shembullin e tij të gjithë. Para dy ditësh ishte presidenti i Republikës.

Ndërsa sot lexova në Panorama që kishte organizuar iftar edhe vëllai i Irfan Hysenbelliut, Fatmiri.

Nuk mjaftohet që e organizon, por u jep urdhër gazetarëve ta bëjnë edhe lajm.

E kanë bërë zakon si familje. Çdo qokë familjare e quan lajm kombëtar”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *