28 Mars, 2026

Erion Braçen, apo Edi Ramën: Kë duhet të besojmë?

 Erion Braçen, apo Edi Ramën: Kë duhet të besojmë?

Kryeministri Edi Rama e quan normale rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri.

Sipas tij, kjo rritje është e moderuar.

Por çfarë thotë deputeti socialist Erion Braçe?

Ai ishte i pari që dha alarmin për rritjen e çmimit të karburanteve, në mënyrë abuzive, menjëherë sapo nisi lufta në Iran.

Sipas tij, tregu i karburanteve është kartel dhe ka abuzime me çmimet.

Në një intervistë të pak ditëve më parë, duke iu përgjigjur ministres së Ekonomisë, e cila pretendon të kundërtën, pra që karburantet nuk janë kartel, Braçe shprehej:

“Po si s’paska? Në momentin që ndryshon çmimi brenda një dite, brenda në të njëjtën orë, në të gjitha pikat dhe është i njëjti çmim, si qenka? Çfarë sjelle është ky? Sjellja e koordinuar.

Po sjellja e koordinuar kur ndodh? Kur ndodh? Kur tregu është i përqendruar dhe kur tregu është i përqendruar po patjetër. Situatë kartelash është pse e bëjnë kot sikur nuk e kuptojnë.

Në qoftë se i gjithë çmimi i hidrokarbureve, naftës, gazit edhe benzinës në territorin e Republikës së Shqipërisë varka nga një kompani që këta e quajmë broker. Çfarë logjike ka?”

Dhe jo pa të drejtë.

Kjo, pasi direkt pas nisjes së luftës në Iran, në Shqipëri u reflektua direkt rritja e çmimit të karburanteve.

Që ditët e para.

Sot, nafta ka shkuar 40 apo 50 lekë më shtrenjtë nga sa ishte para nisjes së luftës në Iran, dhe nëse gjërat vazhdojnë kështu, parashikohet që nafta të shkojë 250 lekë për litër.

Nëse kryeministrit Rama pastaj, i duket rritje e moderuar, është punë tjetër.

Se dhe nuk ka faj, politikanët e kanë të paguar naftën dhe nuk e kuptojnë diferencën kurr rritet çmimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *