Provokim i rëndë me ndjenjën kombëtare në televizionet shqiptare
Nga Drini Nikolla
Në një hapësirë mediatike që duhet të informojë dhe të orientojë, po ndodh e kundërta: provokimi po zë vendin e së vërtetës. Ftesa e figurave si Olsi Jazexhi nuk është më zgjedhje editoriale, por tregues i degradimit të debatit publik në funksion të audiencës.
Kur artikulohen pa asnjë filtër teza që mohojnë identitetin e kosovarëve dhe e trajtojnë Kosovën si “shtet të huaj”, nuk kemi pluralizëm, por relativizim të së vërtetës. Media, në vend që të vendosë standarde, zgjedh përfitimin, sepse provokimi shet më shumë se fakti. Një deklaratë e rëndë sjell reagim, klikime dhe shpërndarje, por prodhon edhe konfuzion dhe përçarje.
Problemi nuk është ekzistenca e këtyre zërave, por mungesa e përgjegjësisë në amplifikimin e tyre. Kur tezat ekstreme nuk sfidohen seriozisht, krijohet iluzioni se çdo pretendim ka të njëjtën peshë me të vërtetën.
Në fund, nuk është çështja pse flasin këta persona, por pse u jepet hapësirë pa filtër. Sepse aty ndahet media që informon nga ajo që prodhon