28 Mars, 2026

Erion Braçe replikon me ministren Ibrahimaj: Ajo bën sikur s’kupton dhe sikur nuk e di, që tregu i karburanteve është kartel

 Erion Braçe replikon me ministren Ibrahimaj: Ajo bën sikur s’kupton dhe sikur nuk e di, që tregu i karburanteve është kartel

Deputeti socialist, Erion Braçe ka dhënë së fundmi një intervistë për Report Tv, ku i është përgjigjur ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila ka deklaruar se nuk ekziston një kartel që përcakton çmimet e naftës në vend.

Gjatë intervistës, Braçe është shprehur se është evidente që kompanitë e tregut të hidrokarbureve funksionojnë si kartel, sipas tij, shteti bën sikur nuk e kupton këtë situatë.

Po ashtu, ai theksoi se kompanitë i caktojnë çmimet e njëjta brenda një dite dhe në të njëjtën orë.

Gazetarja: Ju keni thënë shpesh që në atë treg ka kartel.

Erion Braçe: Po është evidente.

Gazetarja: Ministria e Ekonomisë thotë nuk është faktuar nuk ka prova.

Braçe: Po si s’paska? Në momentin që ndryshon çmimi brenda një dite, brenda në të njëjtën orë, në të gjitha pikat dhe është i njëjti çmim, si qenka? Çfarë sjelle është ky? Sjellja e koordinuar.

Po sjellja e koordinuar kur ndodh? Kur ndodh? Kur tregu është i përqendruar dhe kur tregu është i përqendruar po patjetër. Situatë kartelash është pse e bëjnë kot sikur nuk e kuptojnë.

Në qoftë se i gjithë çmimi i hidrokarbureve, naftës, gazit edhe benzinës në territorin e Republikës së Shqipërisë varka nga një kompani që këta e quajmë broker. Çfarë logjike ka?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *