28 Mars, 2026

Takimi i Ramës me ambasadoren amerikane në Athinë: Ja kush ishte biznesmeni që e shoqëronte

 Takimi i Ramës me ambasadoren amerikane në Athinë: Ja kush ishte biznesmeni që e shoqëronte

Vizita e papritur në Tiranë e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dhe takimi i saj me kryeministrin Edi Rama ka ngritur pikëpyetje dhe diskutime në media, pasi takimi u zhvillua pa njoftim paraprak zyrtar.

Ambasadorja mbërriti në Kryeministri në një vizitë të konsideruar nga disa media si “misterioze”, ndërsa nuk pati deklaratë të detajuar nga institucionet për arsyen e takimit.

Vizita u bë publike vetëm pasi u publikuan pamje të mbërritjes së saj në zyrën e kreut të qeverisë.

Historiani i njohur Arben Llalla, ka zbuluar se në prapaskenë të këtij takimi është emri i biznesmenit grek, Aleksandër Eksarku.

Ai është një nga figurat e njohura të sektorit të infrastrukturës dhe energjisë në Greqi dhe drejton kompani që operojnë në projekte të mëdha në Ballkan.

“Exarchos” mund të ketë pasur rol në organizimin ose ndërmjetësimin e takimit, për shkak të interesave të kompanive të tij në projekte infrastrukturore dhe energjetike në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Edi Rama ka kërkuar ndihmë të miqve të tij grekë për të bërë lobim tek presidenti Traump.

Ambasadorja e SHBA në Athinë, Kimberly Guilfoyle ka udhëtuar bashkë me bizesmen grek Aleksandër Eksarkun deri në Tiranë dhe në orët e vona mbëritën në kryeministri.

Shkues i këtij takimi ishte Feroniki Tzavela e cila mallkojë disa muaj më parë Ramën për bursën greke që i kishte dhënë në vitet 2000 si grekofon për të studiuar në Havart.

Më në fund Edi Ramaqis nxorri fytyrën e tij të vërtet që punon për Greqinë. Duhet thënë se gara është e fort midis Ramës dhe Berishës se kush është njeriu më i besueshëm i Athinës. Të fala cucës së shimikut”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *