28 Mars, 2026

“Nuk rrëzohet Rama duke i çuar dashnoret” – Përplasje gazetarësh: Ai shpërndan para për k**va…

 “Nuk rrëzohet Rama duke i çuar dashnoret” – Përplasje gazetarësh: Ai shpërndan para për k**va…

Incidenti i kryeministri Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta dhe akuzat e tij ndaj Syri TV, se pastron para, ka ndezur debatet mes vetë gazetarëve.

Ilirjan Blloshmi shkruan se Rama nuk mund të rrëzohet me dashnoret që i çojnë si gazetare nëpër konferenca.

“O se na terbuat.

Nuk rrezohet Rama duke i cuar dashnoret neper konferenca. Rama bie nga pushteti kur “larot e pendës” dhe ata qe ushqejne keta “laro” te hartojne nje program politiko-ekonomik te mirfillte dhe te zgjedhin njerzit e duhur jo kelyshet e ish zyrtareve te korruptuar.

Sherret neper konferenca jane per konsum ditor, neser harrohet kjo. Por me shume se kujdo keto sherret e dashnorllikut i sherbejne Rames.

Ujku mjergull do”, shkruan Blloshmi.

Ndërsa drejtuesi i Syri TV, Çim Peka, akuzon Ramën se favorizon Sandër Frangajn, Vjollca Hoxhën dhe Carlo Bollinon.

“Ediot, Syri nuk ka kurrfarë problemi me ligjin dhe këtë ta ka provuar ministri juaj në zyrë kur i kërkove: Më bëj një dosje për Syri TV që ta mbaj nën presion Çim Pekën!

Të dy e dimë që e ke të kotë dhe nuk të ka funksionuar.

Më shumë staf tatimesh prej vitesh në ambientet e Syrit se sa gazetarë dhe prapë nuk ke gjet asnjë problem. Gjithsesi, si jashtëqitje që je kur ke hall, ha sa të duash..

Tani: 130 milionë euro të Beketit do i paguajnë shqiptarët se Vjollca-Sandri e ndonjë tjetër të thanë mbylle se do ta kemi nëpër këmbë. Janë po të njëjtët që janë pasditeve vonë në dyert e SPAK për miliona euro të dhuruara nga ti, kesh, si investitorë strategjik, tendera rrugësh e tunelesh, kulla etj.

Ti që prezumon pafajësinë për miliona euro të Ballukut jep pretencën për Syrin? Ti je vërtet idiot që mendon se mund të shantazhosh, edhe ato media kriminale që dërgojnë gazetarin me zë të hollë të të pyesin sa afër e ka Trump ish nusja e djalit dhe nuk guxojnë të të pyesin për Ballukun se kanë bërë tunele me Vjollcën e Sandrin, kanë shpërndarë para per “kurvën e mediave” siç e thotë Bela vetë në sms, dhe që “kurva e medieve” këtë nuk e mohon, por thotë; Unë jam opozitë se më thotë Belinda, kurva e medieve. Të marrësh miliona nga qeveria e lekët tona nuk të bën media në opozitë Carlo, fakti që pranon se je kurvë nuk do të thotë se do amnistohesh. Me këtë argument asnjë nga socialistët, burra e gra nuk duhet të japin llogari para ligjit.

Si përfundim, Ediot, unë e di që ti përveç mishit të trupit tënd nuk ndjen dhimbje, por shantazhin harroje. E vërtetë që ke dhëne porosi zhdukjesh, dhe ti kanë kryer. Por kësaj radhe ke gjet objektivin që nuk i “ha Batoni” për shantazhet e spermatozoideve të bllokut”, shkruan Peka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *