28 Mars, 2026

E vetmja që sfidoi Ramën: Elisa Spiropali, “burri” i vetëm në PS

 E vetmja që sfidoi Ramën: Elisa Spiropali, “burri” i vetëm në PS

“Kush më del kundër do e sakatoj”.

Kjo ka qenë fjalia, që thuhet se Edi Rama iu ka thënë anëtarëve të Kryesisë socialiste, ndërsa diskutohej rasti “Balluku”.

Ndaj dhe të tmerruar, të gjithë kanë votuar kokëulur kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut.

E vetmja që ka sfiduar Edi Ramën, ka qenë Elisa Spiropali (mungesat e Fatmir Xhafajt dhe Blendi Gonxhes kanë qenë me leje. I pari ka pas një hall familjar, i dyti ishte në një takim jashtë shtetit).

Pavarësisht urdhërit pë r të qenë të gjithë në Kuvend, kur të votohej për imunitetin e Ballukut, Spiropali ka refuzuar të shkkojë, duke sfiduar kështu haptazi Ramën.

Arsyet tashmë dihen, por Spiropali kërkoi të jepte edhe një mesazh publik me gjestin e saj.

Pasojat e veprimit të saj për momentin nuk mund të parashikohen, por Spiropali tregoi se është “burri” i vetëm në PS. (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *