28 Mars, 2026

Po tani çdo thonë “hoxhallarët” e rrjetit, që duan të ndezin urat e urrejtjes fetare?

 Po tani çdo thonë “hoxhallarët” e rrjetit, që duan të ndezin urat e urrejtjes fetare?

Prej disa kohësh, në mediat online dhe në rrjet, ka pasur përpjekje për të ndezur urrejtjen fetare.

Kjo u vu re sidomos pas emërimit të dy ministrave Toni Gogu dhe Ermal Nufi, të cilët u sulmuan pse janë besimtarë të krishterë.

Ndër më të zëshmit në këto sulme, ka qenë një ish-zëdhënës në Komunitetin Shqiptar Myslimin, me emrin Hysni Gurra.

Ai nuk është ndalur aty, por ka sulmuar egër edhe Gjergj Metën, për një foto të vjetër të tij me Edi Ramën.

“Një prej njerëzve që ka spikatur ndër vite me shkrimet e tij për plagët sociale në vend, si shpopullimi, varfëria, familja etj, ka qenë Dom Gjergj Meta.

Si një “bari” i mirë, i mençur dhe penëmprehtë, Dom Gjergji ka dhënë një kontribut jo vetëm për komunitetin që i shërben, por edhe më gjerë me qëndrimet e publicistikën e tij.

Deri diku ka qenë krijuar një ide se mes priftërinjsh, hoxhallarësh e baballarësh që u konformuan me Rilindjen (një fenomen masiv ky), Dom Gjergji ‘hante bukë veç’ dhe, qe i pakompromis dhe antikomformist…kjo derisa një ditë u shfaq në vendin e shërbimit të tij, Paulini, ose i njohur gjerësisht me emrin, Edi Rama.

Që prej asaj kohe, Dom Gjergji që ngrinte alarmin se legalizimi i hashashit donte të thoshte dorëzim i shtetit te mafia, Dom Gjergji që ngrinte alarmin për shpopullimin, për të drejtat e të vobektëve…nuk duket më kurrkund.

Dhe nuk duket më kurrkund e kam fjalën për një mungesë të tijën, qoftë edhe për t’u dhënë moral banorëve të Baks-Rrjollit. Fundja nëse ata banorë kanë të drejtë, t’u jepte kurajo, nëse kuptonte që nuk kanë të drejtë, t’u thoshte që mos këmbëngulnin kot. Por çuditërisht Dom Gjergji nuk është dukur ende gjëkundi deri tani.

—Tani pse e shkrova këtë: Disa figura publike, qofshin edhe klerikë, si Dom Gjergji, nuk mund të zgjedhin të shkruajnë e reagojnë kur t’u dojë qejfi, kur e ndjejnë që ju përkëdhelet setra nga opinioni publik, se antikonformizmi e kërkon që të kesh një koherencë, jo derisa nuk prek në zonë të “minuar”. Pra, njerëz të tillë, me peshë publike nuk mund të sillen indiferentë, “shfaqem kur dua unë””, shkruan Gurra dy ditë më parë.

Tani meqë i kanë hyrë kësaj loje, këtë të enjte, kryeministri Edi Rama ka shtruar një iftar.

Mes të ftuarve, ka pasur edhe plot hoxhallarë.

Një prej tyre është edhe Ahmed Kalaja.

“Në sofrën e iftarit, buka ndahet, lutjet ngrihen dhe mirësia shumëfishohet, shtuar këtu kur je në sofër dhe me një mik të mirë si hoxhë Ahmed Kalaja”, shkruan Taulant Balla, ndërsa ka shpërndarë një foto me të.

Të shohim nëse do te kenë ndonjë koment për imimin Kalaja, që u shkon për darkë e del dhe në foto, me Ramën e Ballën. (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *