28 Mars, 2026

I mbyllur si në ‘kuti’, pse Maduro bërtet gjatë natës në qeli

 I mbyllur si në ‘kuti’, pse Maduro bërtet gjatë natës në qeli

Nicolás Maduro, po mbahet në izolim në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn.

Ai është në një qeli të vogël me parametrat 3 me 2 metra, me një krevat metalik, një tualet dhe një dritare të vogël.

Ai mund të dalë nga qelia vetë, tre herë në javë për një orë, nën mbikëqyrjen e rojes.

Thuhet se ai bërtet shpesh natën, duke u shprehur se është rrëmbyer dhe duke thënë “Unë jam presidenti i Venezuelës”.

Kujtojmë se më 3 janar 2026, ushtria e Shteteve të Bashkuara kapi Presidentin Venezuelan Nicolás Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, në një operacion special në Karakas, pas muajsh tensionesh në rritje.

Ata u dërguan me aeroplan në New York për t’u përballur me akuza federale, duke përfshirë narko-terrorizëm dhe trafik droge.

Arrestimi u përshkrua si një veprim i shpejtë dhe i ‘dhunshëm’ që përfshinte avionë dhe forca speciale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *