Frederika, përmetarja që paradite punon në furrën e bukës e pasdite… peshkon
Gratë e lumit Vjosa – Prezantojmë Frederika Vangjeli
Frederika ose shkurt Freda — punon në furrën e bukës bashkë me bashkëshortin e saj, në qytetin e Përmetit.
Por kur dita e punës mbaron, Freda kthehet te lumi — jo si detyrë, por si nevojë.
Peshkimi është për të pasion dhe mënyrë për të qëndruar afër Vjosës, për të dëgjuar ritmin e saj dhe për të ndjerë se gjithçka është në vendin e duhur.
Vjosa nuk është për Fredën thjesht peizazh — është pjesë e identitetit të saj, e qetësisë së saj të përditshme.
Njerëz si ajo, që e jetojnë lumin me dashuri dhe pa zhurmë, janë ndër mbajtësit më të vërtetë të tij.
Qendra LUMI – Fotot: Jutta Benzenberg

