Pse hesht Amerika, për rastin “Balluku”?
Ambasadat kryesore në Tiranë kanë reaguar sot për imunitetin e Ballukut.
Që nga ajo e Britanisë, Gjermanisë dhe Holandës.
Ka reaguar dhe zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Por reagimi që pritej më shumë se kushdo, ka munguar.
Në “Rrugën e Elbasanit”, ku ndodhet Ambasada amerikane, ka pllakosur heshtja.
Askush nga Ambasada më e rëndësishme në vend, nga ky i sytë çdokush në Shqipëri, nuk ka reaguar për refuzimin e socialistëve për t’i hequr imunitetin Ballukut.
Si për ironi, i vetmi reagim që kanë bërë sot, është një njoftim në rrjetet sociale, për një vend pune.
Nuk dihen arsyet e kësaj heshtje, por mirë do të ishte, që të mbanin një qendrim, qoftë edhe formal.
Se jo për gjë, por SHBA është mbështetësi kryesor i SPAK.
Dhe në këtë rast, socialistët janë duke sfiduar pikërisht SPAK, që kërkon arrestimin e Ballukut.
Heshtja e amerikanëve, merret si një sinjal trimërimi për Ramën dhe socialistët.
Gjë që po e tregojnë me veprime konkrete, duke sfiduar publikisht SPAK.