Peng i Ballukut? Si u detyrua Rama të shkonte vetë në Kuvend e të votonte
Edi Rama nuk para shfaqet në sallën e Kuvendit.
Vitet e fundit, prezenca e tij në Parlament ka qenë një gjë e rrallë.
Por këtë të enjte, ishte një ndër të parët që u shfaq në sallë.
Arsyeja? Do votohej për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Ndryshe nga kjo e fundit që nuk u paraqit, Rama qendroi gjatë gjithë kohës aty, dëgjoi fjalimin e Ulsi Manjës që mbronte Ballukun, shtypi butonin për të votuar kundër heqjes së imunitetit të saj, dhe u largua.
Tani lind pyetja, çfarë e detyroi Ramën që të paraqitej që në mëngjes në Kuvend, kur vetë Balluku nuk shkoi?
A është vërtet i kapur dhe peng i Ballukut, siç përflitet prej kohësh?
Vështirë të thuhet.
Por prania e tij e sotme në Kuvend, flet më shumë se çdo fjalë.