Një gjest i Elisa Spiropalit, që flet sa mijëra fjalë
Kuvendi u mblodh këtë të enjte për imunitetin e Belinda Ballukut.
Ashtu siç pritej, socialistët kanë rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, që do të çonte në arrestimin e kësaj të fundit.
Vetë Balluku, edhe pse u tha se do të mbante një fjalim, nuk u paraqit fare në Kuvend.
Por ajo që ra më shumë në sy, ishte mungesa e Elisa Spiropalit.
Edhe pse ishte paralajmëruar një ditë më parë, që asnjë deputet socialist të mos mungonte, Spiropali, e cila tashmë nuk ka më asnjë angazhim tjetër, përveç të qenit deputete, ka refuzuar të paraqitet në seancë.
Mungesa e saj, flet më shumë se çdo fjalë.
Kjo, duke qenë se prej ditësh aludohet se Spiropali u shkarkuar me urdhër të Belinda Ballukut.
Dhe Spiropali, nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i mohuar këto fjalë.
Përkundrazi i ka nxitur ato, sidomos me gjestin e sotëm!
Tani pritet të shihet si do të vazhdojë “beteja” mes dy femrave kryesore në PS-në e Edi Ramës.