28 Mars, 2026

Një pyetje për Ulsi Manjan: A e njeh Paulin Rajtan dhe a ke ndërhyrë tek Balluku?

 Një pyetje për Ulsi Manjan: A e njeh Paulin Rajtan dhe a ke ndërhyrë tek Balluku?

Teksa deputeti socialist Ulsi Manja po lexonte në Parlament raportin e mazhorancës për mosdhënien e auzorizimit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe rrëzimit të kërkesës së SPAK, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili ëhstë i përjashtuar nga Etika, ka postua një mesazh në rrjetet sociale.

Ai tha se Ulsi Manja ishte në konflikt interesi me dosjen “Balluku”, pasi ishte edhe vetë pjesë e hetimeve.

Madje ai i drejtoi edhe një pyetje publike deputetit socialist, që e lidhte me një person konkret në Dibër, për përfitimin e një HEC-i.

“Ulsi Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku. Ndërhyrjet e tij për licenca në kundërshtim me ligjin janë pjesë e dosjes.

Ulsi për sot një pyetje: A e njeh Paulin Rajta dhe a ke ndërhyrë tek Belinda Balluku për përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër?”, shkruan deputeti demokrat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *