Arrestohet në Sarandë 43-vjeçari nga Përmeti, ishte shpallur në kërkim për…
Policia bën me dije se ka arrestuar një 43-vjeçar nga Përmeti, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Ai është arrestuar në Sarandë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe kapën shtetasin F. B., 43 vjeç, banues në Përmet.
43 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë rast, do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.