28 Mars, 2026

“Dashnori” i lirive njerëzore në Shqipëri, kapet në flagrancë

 “Dashnori” i lirive njerëzore në Shqipëri, kapet në flagrancë

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok, duke vlerësuar se kjo masë ka cenuar lirinë e shprehjes.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta.

Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.

Edi Rama ka reaguar direkt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e cilësoi si antikushtetues vendimin e Qeverisë për mbylljen e TikTok.

Sipas Ramës, me këtë vendim, shpifësit ndihen të inkurajuar.

“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut!

Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!

Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar”, thotë Rama në reagimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *