Gara e paracaktuar për drejtorin e Policisë së Shtetit, zbardhen emrat e kandidatëve (por fituesi dihet)
Zbardhen emrat e kandidatëve që kanë hyrë në garë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit, për të zëvendësuar Ilir Prodën, që u shkarkua nga kryeministri Rama.
Burimet për mediat thonë se në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit.
Kandidatët:
Lenc Panganika
Gentian Shehaj
Afrim Tafa
Idajet Faskaj
Pëllumb Seferi
Elidon Çela
Skënder Hitaj
Tonin Vocaj.
Por, siç kemi raportuar më herët, fituesi me sa duket është vendosur me kohë.
Ai është Elidon Çela, drejtuesi i Policisë në Vlorë.
Çela është lobim i biznesmenit Sinan Idrizi, i afërt me Edi Ramën.