28 Mars, 2026

Mbyllja e spitalit të Tepelenës, shpërthen deputeti i PD: O qelbësira, po vdisni njerëzit. E degraduat gjithë Jugun

 Mbyllja e spitalit të Tepelenës, shpërthen deputeti i PD: O qelbësira, po vdisni njerëzit. E degraduat gjithë Jugun

Deputeti demokrat i Qarkut të Gjirokastrës, ka reaguar i revoltuar pas lajmit për mbylljen e spitalit të Tepelenës.

“Tepelene, mbyllja e spitalit, degradim i shendetesise ne Qark!

Mbyllet dhe spitali i Tepelenes mbas atij te Memaliajt, e mungeses se funksionimit te atij te Permetit.

I vetmi spital qe “punon” ne Qark, ai i Gjirokastres eshte ne veshtiresi e mungesa qe po e cojne drejt shkaterrimit.

Kujdesi paresor e laboratoret publike pothuajse nuk egzistojne.

Qytetare perpara dilemes, ose pa sherbim shendetesor, ose duhet te paguajne nga xhepi per te privati.

Ne fakt degradimi i sistemit shendetesor po ndjek degradimin e plote te Qarkut ne ekonomi, bujqesi, aresim, universitetit, administrate…

Por degradimi i shendetesise eshte nje tjeter shkak madhor i braktisjes masive nga popullesia e atij Qarku plot tradita, histori, kulture etj.

Edhe kjo nje politike shendetesore pa vizion, e pa pergjegjeshme, pa te ardhme.

Sepse ai Qark ka nevoje edhe mundesi per shume sherbime mjekesore alternative, reabilituese, parandaluese, kujdesi te vazhduar etj, qe mund te aktivizohen aty.

Por ky regjim zgjedh rrugen me shkaterruese e denigruese per ate popullate, qe ka shume nevoje per kujdes shendetesor”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *