28 Mars, 2026

Përbuzja ndaj popullit

 Përbuzja ndaj popullit

Nga Artan Fuga

Sulm i furishëm i lidershipit politik të të gjithë krahëve kundër popullit.

Tenorë nga opozita shajnë popullin që nuk merr pjesë në mitingje, përleshje me popullsinë, në hedhje mjetesh të dhunëshme drejt mureve të ndërtesave, që nuk ngrihet në revolucion, kryengritje, përbetime a ku e di unë, që nuk voton si duhet, që shet votën, që nuk përballet me të korruptuarit dhemb për dhemb, me kleptokratët, me oligarkët, që rri dëgjon zëra jo zyrtarë, etj.

Ai e ka fajin!

C’a të bëjmë ne? Ja përditë në sallë dhe televizione jemi!

Hë, ç’a të bëjmë më shumë?

Tani ka ca ditë që edhe përfaqësues të shumicës, një pjesë që nuk e arrijnë as nivelin mesatar të një studenti në vitin e tretë bachelor, kanë filluar të flasin për “gjyqe publike”, për “mbarsje të opinionit publik”, pra, duke hedhur baltë, shkelma, shpulla, mbeturina coca – cola-sh mbi kokat e popullit, pse njerëzit janë të mërzitur me shkallën e korrupsionit, me padrejtësitë, me llumin në politikë, me pabarazitë, me lluksin e shfrenuar të mjaft tipave në politikë, me arrogancën, pse jo edhe me nivelin mediokër të fjalimeve nëpër mbledhje kuvendi, partie, etj. Pse njerëzit e shprehin këtë mllef në rrjetet sociale!

Jo oreeeee! Popull hë! Turmë hëeee?  Plebenj hë? Kanë inat të pasurit, të sukseshmit hë!

Kur i u merr votën, thonë : E shihni mësuesin e pagabueshëm popull si na vlerëson???? Ë mo e shihniiiiiiii? 83 drone na ka dhënë! Kur popull zë shpreh pakënaqësi, kemi tjetër këngë : Këta besoniiii, moooo, këta janë të manipuluar, janë turmë, kështu e ka turmaaaaaaa!

Populizëm mooooo!

Dëgjonani ne elitën që vijmë nga aristokracia e fërnellës me vajguri, nga haletë alla turka, nga buka e misrit që shoqërohej me bukë gruri si gjellë, ne që vijmë nga satat viberti të luftës së dytë botërore, ne që bënim plazh në çadra!

Një çikë elitarizëm  ju lutem!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *