28 Mars, 2026

Abdikimi i anëtarëve edhe rrënimi i Partisë Socialiste!

 Abdikimi i anëtarëve edhe rrënimi i Partisë Socialiste!

Nga Irena Beqiraj

Më 23 mars 1933, brenda një dhome të ndriçuar dobët, ku ndihej aroma e ndenjur e tymit të purove, Ludwig Kaas po  përpiqej  ta bindte veten se po merrte vendimin e duhur. Kaas një prift katolik dhe udhëheqës i Partisë së Qendrës  ndodhej në  udhëkryq. Për disa vite, partia e tij ishte përpjekur të bllokonte ngritjen e Adolf Hitlerit. Por në vitin 1932, Nacional-Socialistët e Hitlerit u bënë forca më e madhe në parlament dhe në janar 1933, Hitleri u bë kancelar. Ndërsa Hitleri përpiqej të konsolidonte pushtetin, Partia e Qendrës ishte pengesa e fundit që ai të mos vendoste në kontroll të plotë Gjermaninë.

Hitleri kishte prezantuar Aktin e Mundësimit, akt i cili do t’i lejonte atij dhe kabinetit të tij mundësinë  për të sunduar nëpërmjet akteve normative , duke e çmontuar  demokracinë në thelbin e saj.  Vetëm nëse  Partia e Qendrës do të rezistonte, mund të bllokohej  miratimi i aktit. Kaas dhe kolegët e tij udhëheqës të Partisë së Qendrës debatuan  për orë të tëra, të ndarë midis mbrojtjes së parimit dhe vetëmbrojtjes. Disa kërkuan rezistencë, duke paralajmëruar se pushteti i Hitlerit duhej të kontrollohej. Por shumica kishin frikë nga pasojat e sfidës. Të tjerë ende mbaheshin pas shpresës se duke bashkëpunuar me Hitlerin, ata mund të ndikonin te Hitleri.

Në fund,  Kaas e bindi veten se opsioni i tij më i mirë ishte të bashkëpunonte  brenda realitetit të ri,  në mënyrë që të mos shtypej prej tij. “Ne duhet ta ruajmë shpirtin tonë, por një refuzim i Aktit të Mundësimit do të rezultojë në pasoja të pakëndshme për partinë tonë”. u tha ai kolegëve të tij . Akti u miratua duke i hapur rrugën diktaturës së Hitlerit .

Mbështetja  për aktin nuk kishte asgjë strategjike. Ajo nuk i moderoi qëndrimet e Hitlerit, përkundrazi i dha atij kontroll të plotë.

Ky episod ilustron logjikën e rrezikshme të abdikimit ose besimit se, përballë një kërcënimi në rritje për demokracinë, dorëzimi është strategji, edhe bashkëpunimi me një autokrat është mbijetesë.

Sa herë më jepet mundësia të flasë me socialistë të vjetër apo të rinj , antarë apo ish antarë të kryesisë së kësaj partie, ndjej  po e njëjtën logjikë abdikimi . Po , figurat kryesorë  të partisë socialiste e më pas antarët e thjeshtë të saj kanë abdikuar , edhe kjo nuk ka ndodhur sot, por që në vitin 2005 .

Demokracia brenda saj u gërrye ngadalë, në fillim nëpërmjet dorëzimit gradual të atyre që e kishin ndërtuar e  duhet  ta mbronin atë. Pas çdo lëshimi, që partia bënte karshi kryetarit autokrati bëhej më të guximshëm më i pushtetshëm , ndaj   dhe sot përmbysja  u duket të gjithëve më vështirë. Përgjigjet që  socialistët i konsideruan edhe i konsiderojnë  pragmatike , duke pritur, duke heshtur, duke arritur një marrëveshje , vetëm sa e inkurajuan kryetarin autokrat duke çuar situatën deri tek urdhëresat me xheste .

Rënia e partisë Socialiste nuk ishte e pashmangshme , pasi udhëheqësit politikë kryesorë kishin  shumë mundësi për t’u kundërpërgjigjur. Por disa në 2005  besonin se vetëm me Ramën në krye mund ta mundnin Berishën , disa  se mund ta përdornin afërsinë me Ramën për të siguruar dominimin e tyre . Disa  besonin se mund ta kontrollonin Ramën edhe  pasi ta bëhej Kryeministër . Të gjithë gaboheshin.

Demokracia brenda partisë rrallë vdes në një moment të vetëm. Ajo shkatërrohet nëpërmjet abdikimit: racionalizimeve dhe kompromiseve.  Partia Socialiste  vdiq kur kur anëtarët me ndikim brenda saj  mësuan ti  thonë vetes se po të lëshojnë vetëm pak terren , do ishin më të sigurt apo se gjetja e një gjuhe të përbashkët me një përçarës është më praktike sesa të qëndrosh kundër tij.

Kryetari autokrat i cili  sot i urdhëron as me fjalë por më xheste ” të mbyllin gojën” nuk  triumfoi kurrë vetë. Ai pati sukses sepse të tjerët e mundësuan  atë , për shkak të ambicies së tyre, për shkak të frikës së tyre ose sepse i gjykuan gabim rreziqet e lëshimeve të vogla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *