SKANDALI: Rrëzohet One Albania, nuk bën dot as telefonata dhe as SMS
One Albania prej disa orësh nuk funksionon.
Klientët e kësaj kompanie nuk bëjnë dot as telefonata dhe as dërgojnë dot SMS.
Madje, nuk punon as televizioni i lidhur me One Albania.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm kibernetik, apo thjesht është një defekt teknik në sistem.
Kompania vetë nuk ka dhënë asnjë sqarim, duke e bërë dhe më misterioze situatën.
Ata që e vuajnë këtë, janë klientët!