28 Mars, 2026

Arian Çani: Rama dje nxorri pistoletën nga brezi dhe tha mos mu afroni

 Arian Çani: Rama dje nxorri pistoletën nga brezi dhe tha mos mu afroni

Arjan Çani, ndan bindjen se dhe në zgjedhjet e prillit në Partinë Demokratike nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme, pasi baza mbështet Sali Berishën.

Ai tha se ndryshime në kupolën e PD, do të ketë vetëm nëse Berisha pranon të hapë krahun.

Sa i takon protestave të vazhdueshme, e cilëson si energji të harxhuar kot. 

“Problemi nuk është kush drejton opozitën, por kush drejton qeverinë, e cila ka kapur dhe një pjesë për opozitës. Sigurisht një opozitë e rinovuar jep më shumë shpresë për të ardhmen.

Edhe në zgjedhjet që pritet në prill nuk besoj të ketë ndryshime të rëndësishme në PD, se baza mbështet Berishën. Ndryshime në kupolën e PD, mendoj se do të ketë vetëm nëse Berisha pranon të hapë krahun. Por unë nuk mendoj se është në agjendën e tij. Në protesta është një energji e harxhuar dëm. 

Nëse duan të lëvizin bosh, të bëjnë xhiro bosh, le ta bëjnë. Nëse kanë të dhëna se me këto protesta mbajnë të karikuar njerëzit e tyre, dakord, se për gjë tjetër nuk besoj se shërbejnë.

Nuk mendoj se është mënyra për ta dobësuar këtë qeveri. Nuk e shkurtojnë rrugën për të ardhur në pushtet, aq më tepër për të rrëzuar këtë lloj pushteti”, tha ai për MCN.

Sa i takon qëndrimit të Partisë Socialiste me refuzimin për të pranuar kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut, Çani thotë se maskat ranë.

“Nëse deri dje kishte akoma një maskë kryeministri, tani me këtë që ndodhi dje dhe për mua është lajm i mirë, maskat u hoqën.

Ai dje i tha SPAK, stop, deri atje e ke kufirin, po u fute më tej, jam unë. Ke ardhur shumë afër. Tani për mua Ramsi nxori pistoletën nga brezi dhe tha: mos mu afroni”, u shpreh Çani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *