28 Mars, 2026

Një thirrje deputetëve socialistë dhe kujtesa kur më akuzonin për llogari sekrete në Qipro

 Një thirrje deputetëve socialistë dhe kujtesa kur më akuzonin për llogari sekrete në Qipro

Nga Arben Malaj

Thirrje publike deputetëve të mazhorancës: Shpëtoni veten dhe Shqipërinë! Vetëm 10 prej jush mund ta ndalin këtë krizë.Ndaloni acarimin e marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë.

Minimalisht, ndërmerrni 5 hapa thellësisht patriotikë:

1.Respektoni parimin e humanizmit: Lejoni masën e “arrestit në shtëpi” për znj. Balluku. Ajo gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësisë dhe, si nënë, duhet të shmangim çdo kosto psikologjike mbi fëmijën e saj, duke mos lejuar që tensioni politik të rëndojë mbi familjen.

2.Mbrojtje për SPAK: Ndaloni çdo iniciativë ligjore që cenon autoritetin e dhënë SPAK-ut në misionin e tij për të luftuar krimin e organizuar dhe pandërshkueshmërinë. Vetëm 10 patriotë brenda grupit parlamentar mund të bllokojnë shumicën denigruese të mazhorancës; rregullorja e grupit jua lejon abstenimin.

3.Barazi para ligjit: Mos bëni turpin publik duke kërkuar zbatimin e parimit të prezumimit të pafajësisë vetëm për veten tuaj. Kjo vret parimin themelor të shtetit ligjor: *”Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë”*. Fillojeni zbatimin e këtij parimi për të gjithë shqiptarët, duke nisur nga ata që lëngojnë në paraburgim, dhe jo vetëm si mburojë për imunitetet tuaja.

4.Ndiqni modelin e përgjegjshmërisë: Veproni sot në pushtet ashtu siç vepruam ne në opozitë, kur dorëzuam vullnetarisht mandatet. Nuk e bëmë thjesht për t’u dukur më të përgjegjshëm se mazhoranca e asaj kohe, por për të krijuar dhe imponuar një model të ri të moralit politik.

5.Transparenca si detyrim: Ministrat duhet të dorëzojnë vullnetarisht imunitetin ose, përpara betimit tek Presidenti, të depozitojnë në SPAK një deklaratë për hetimin e çdo llogarie dhe pasurie, deri në nivelin familjar siç e përcakton ligji për konfliktin e interesit.

Unë e bëra këtë në vitin 1997, kur Berisha më akuzonte  ma pashpirtesi deri kriminale për llogari në Qipro.

Berisha erdhi ne pushtet 2005 nga aleanca me te eturit per pushtete absolute te te babezitur qe nuk duronin me.

Socialistët e grupuar rreth Metës dhe Ramës. bllokuan votimin e ministrave.

Pra, kemi eksperiencat kur deputetë të ndryshëm vetë shërbejnë për kriza politike.

Në këtë rast, kërkohen deputetë të vetë-sakrifikojnë për një krizë kombëtare dhe me partnerët strategjikë.

Nëse do të vazhdoni të votoni kundër betimit tuaj kushtetues, në shërbim të një pushteti që po shfaq tiparet e një neodiktature moderne, mbrapashpina do t’ju vrasë të gjithëve.

Diktatorët, historikisht, njihen për etjen e tyre për “gjak politik” dhe, herët a vonë, ata do të kërkojnë ne pabesi dhe pashpirtesi edhe “gjakun tuaj politike”.

Të nderuar deputetë, përmbahuni moralisht dhe ligjërisht ndaj betimit që keni bërë sipas Nenit 74 të Kushtetutës:

Nuk i votova ndryshimet kushtetuese ne vitin 2008 qe vrane demokracine e brendshme dhe i kthyen partite politike ne “SHPK” personale.

Ju sipas nenit 74 te Kushtetues  betoheni se :

1.Do të kryej me ndërgjegje detyrën time si deputet i popullit në Kuvend,

2.Do t’i përmbahem Kushtetutës dhe ligjeve,

3.Do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë,

4.Do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve, si dhe

5.Do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për mirëqenien e popullit tim.”

Shkelja e këtij akti solemn është një akt shumë i rëndë, që tejkalon moralin dhe prek themelet e mandatit tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *