Avantazhi i Iranit: Pse është kaq e vështirë mbrojtja e Ngushticës së Hormuzit
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më të vështira detare për t’u mbrojtur, pavarësisht masave që Shtetet e Bashkuara kanë ofruar për sigurimin e anijeve tregtare, si sigurime politike dhe eskortë nga marina amerikane.
Ngushtica e Hormuzit bart rreth 25% të furnizimit global me naftë që transportohet në rrugë detare.
Ajo ka gjerësinë vetëm 21 milje detare në pikën më të ngushtë, por rrugët e lundrimit të caktuara janë shumë më të ngushta, duke e bërë trafikun të parashikueshëm dhe të lehtë për t’u monitoruar nga Irani.
Avantazhi gjeografik i Iranit
Pozicioni i Iranit përgjatë bregut verior i jep atij mundësinë për të penguar lundrimin ose për të sulmuar anijet në disa mënyra:
-Me raketa tokë-det.
-Me anije të shpejta sulmuese, me pak paralajmërim.
Ndërkohë, forcat amerikane dhe aleate janë të detyruara të operojnë nga distanca, duke reduktuar aftësinë e reagimit të shpejtë.
Rreziqet asimetrike mbi flotat konvencionale
Edhe pse Shtetet e Bashkuara thonë se kanë fundosur nëntë anije luftarake iraniane dhe po punojnë për neutralizimin e pjesës tjetër të flotës, Irani nuk ka nevojë për një flotë konvencionale për ta bërë kalimin në ngushticë të rrezikshëm.
Ai mund të përdorë përpos tyre, edhe mjete të tjera, ndër të cilat:
-Anije të vogla dhe të shpejta.
-Mina detare ose eksplozivë nën ujë.
-Raketa anti-anije, përfshirë ato që mund të sigurohen nga Kina.
Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, kërcënohen me ndërprerje në trafikun detar, gjë që tashmë ka shtyrë çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2022.
Çdo sulm tjetër mbi një anije tregtare mund të mbyllte plotësisht ngushticën dhe të bënte që të rritej më tej çmimi global i naftës.