Zegjine Çaushi, leksione për drejtësinë dhe demokracinë
Zegjineja e famshme e Roskovecit, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ku u vendos mbrojtja politike e Belinda Ballukut përballë SPAK, jep disa sentence të rëndësishme për demokracinë dhe drejtësinë.
“Rrugëtimi drejt Shqipërisë 2030 kërkon institucione të forta dhe respekt për shtetin e së drejtës.
Reforma në drejtësi, e ndërtuar nga Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë, është një hap vendimtar në këtë drejtim.
Prezumimi i pafajësisë është një parim themelor i drejtësisë.
Demokracia matet me respektin për drejtësinë, jo me nxitimin për të bërë gjyqe publike”, shkruan ajo.