Erion Braçe hedh kandidaturën për kryebashkiakun e Tiranës?
Erion Braçe, që prej zgjedhjes deputet në Tiranës, ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj si menaxhohet kryeqyteti.
Ai ka bërë shpesh denoncime, për rrugët, çerdhet, kopshtet e qendrat shëndetësore.
Së fundmi, ndërsa ka postuar një foto të një polici bashkiak që vendos gjobë ndaj një automjeti, Braçe ngre problemin e trafikut.
Deputeti socialist thotë se kjo Bashki duhet shkundur dhe ai di s’i ta bëjë.
Nuk dihet nëse ky është një mesazh për Ramën, që ta kandidojë për kryebashkiak në zgjedhjet e ardhshme, duke parë se tashmë Tirana është kthyer në një qytet të pamenaxhueshëm.
Aq më tepër që ka kohë pa kryetar.
“Selite, rruga paralel me unazen;
Policia e Bashkise qe gjobit per parkim te gabuar, nderkohe parkon vete edhe me gabim!
Ka edhe me;
Ketu ku shihni policin nuk parkohet-ndaj po ve gjoben; nderkohe 5 metra me tutje, bizneset qe kane blere buzen e rruges, parkojne e nuk gjobiten!
Nderkohe akoma, trafiku litar se polici nuk mund ta vendose makinen e ti sic duhet e pastaj te bej punen!
Kjo nuk eshte ligjshmeri; me paligjshmeri e para nuk zgjidhet trafiku ne Tirane!
Kjo bashki duhet shkundur dhe une di si behet”, shkruan deputeti socialist.
