28 Mars, 2026

Avokati i Berishës sulmon Sokol Ballën: U arratis në Dubai…

 Avokati i Berishës sulmon Sokol Ballën: U arratis në Dubai…

Sokol Balla duket se është armik i betuar jo vetëm i Sali Berishës, por dhe i njerëzve rreth tij.

Avokati Genci Gjokutaj shkruan se ai është arratisur në Dubai.

“Te nderuar Miq!

Dua të më bëni me dije nëse Kol Kyçi është arratisur apo jo?

Sepse mediat e pohojnë!

Por kush njeh Kolin nuk e beson!

Sepse Shqipëria pa Belën dhe Bela pa Kolin nuk munden! Llogarit të iki dhe Rama!

I ndjeri Shefqet Musaraj shkruante:

U mbyt gjemia me federalë

O burra shpejto kush mund të dalë

Paçet fashizmit dhe Vinçeremos

Se iku koha e babaqemos!

Sa kohe Koli përdori kyçin se nuk ja jepte Bela ishte i paster!

Kur kyçi i Kolit hyri në transferta fondesh për llogari të llogarive të vjetra iku!

Do ta kapin dhe pastaj Kol kyçi nuk do të jetë më nofke por emri dhe mbiemri i tij i vërtete!

Ta gëzosh 8 marsin Kol kyçi”, shkruan ai.

Ndërsa më pas thotë se Balla mund të jetë kthyer.

“Te nderuar Miq!

Një tjetër portal njofton që

Kol kyçi është kthyer!

Nuk e dimë nëse është kthyer apo e kanë sjellë!

Gjithsesi Koli nuk bredh kot”, shkruan Gjokutaj.

Nuk dihet se çfarë e nxit urrejtjen e Gjokutajt ndaj gazetarit Sokol Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *