28 Mars, 2026

Sa shqiptarë shërbejnë në Ushtrinë e Zvicrës?

 Sa shqiptarë shërbejnë në Ushtrinë e Zvicrës?

Ushtria e Zvicrës, në bazë të regjistrimit të fundit të personalit, numëron 140 mijë ushtarë, prej të cilëve rreth 10 mijë janë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, raporton portali zviceran LeCanton27.

Nga 300 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, mbi 100 mijë posedojnë pasaportën zvicerane, dhe rreth 40–50 për qind e meshkujve ndodhen në moshën e shërbimit ushtarak aktiv ose rezervë, çka i vendos ata në grupin prej rreth 20 deri në 25 mijë ushtarësh që mund të angazhohen në misione të ndryshme të Ushtrisë së Zvicrës.

E shumica e shqiptarëve që shërbejnë në ushtrinë zvicerane identifikohen si besimtarë të fesë islame. Në Zvicër, shumë prej tyre praktikojnë ritualet fetare edhe gjatë shërbimit ushtarak – një aspekt që ka tërhequr vëmendjen e LeCanton27.

Në ushtrinë zvicerane, myslimanët mund të kryejnë agjërimin dhe namazin pa kurrfarë pengese – ushtria zvicerane ofron menaxhim ushqimor dhe organizim të stërvitjeve, duke lehtësuar kryerjen e detyrave ushtarake gjatë periudhës së Ramazanit.

Zvicra ka të angazhuar 171 kapelanë, por edhe imamë, sipas portalit zviceran, të cilët janë në dispozicion për të udhëzuar dhe mbështetuar ushtarët dhe eprorët për kryerjen e lutjeve të përditshme, menaxhimin e agjërimit dhe zbatimin e ritualeve fetare pa kompromentuar në asnjë mënyrë detyrimet dhe përgjegjësitë e shërbimit ushtarak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *