Vrasja e pabesë e 6 qytetarëve: 9 marsi, një plagë që ende pikon për Përmetin
Nga Adelina Stefani
Sot mbushen 29 vite nga ajo që mbetet një nga ditët më të zeza, më të dhimbshme dhe më tragjike në historinë e qytetit tonë.
9 Marsi i vitit 1997 nuk është thjesht një datë, por një thikë në zemrën e çdo përmetari.
Me respektin më të thellë dhe me dhimbjen që koha nuk e zbeh, përulemi sot përpara kujtimit të viktimave të pafajshme të asaj dite të përgjakur:
- Tomorr Mullaraj
– Bledar Kasaj
– Abaz Rama
– Reshat Telaj
– Eftali dhe Kristul Theodhori (bashkëshortë)
Dhimbja rëndon edhe më shumë sot, sepse pas gati tre dekadash, kjo tragjedi ENDE NUK ËSHTË ZBARDHUR. Drejtësia e munguar mbetet një barrë mbi shpirtin e familjarëve dhe një pikëpyetje e madhe mbi ndërgjegjen e qytetit tonë.
Përmeti nuk harron. Ne nuk harrojmë! Kujtimi i tyre mbetet një amanet i gjallë për të kërkuar të vërtetën dhe për të mos lejuar që harrimi të mbulojë emrat e tyre.
I paharruar qoftë kujtimi i tyre! U prehtë në paqe shpirti i tyre i pafajshëm!