“Thikë pas shpine për sigurinë kombëtare” – Arben Malaj apel publik Ramës: Mos i dorëzoni çelësat e portit të Durrësit një “kompanie” pa transparencë
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” i ka bërë thirrje publike kryeministrit dhe qeverisë që të ndalojnë shpalljen e fituesit për portin e Durrësit, pasi sipas tij është një “rrezik për sigurinë dhe ekonomimnë kombëtare”
“Shpallja e një fituesi me risk të lartë për ndërtimin dhe menaxhimin e Portit të Ri të Durrësit është një “Thikë mbas shpine ” kundër sigurisë kombëtare” shkruan Malaj.
I cili ka marrë si shembull kryeveprën e Jacques Attali, ku përshkruhen raste se si njerëzimi dhe qytetërimi u zhvilluan nga qytetet-porte. Sipas ish-ministrit socialist: “Portet kryesore nuk mund të zvogëlohen apo të tjetërsohen për interesa korruptive të qeveritarëve apo edhe arsyeve me te thella?! Kjo pasi portet janë pikat ku ndërthuren interesat e fuqive të mëdha dhe ku përcaktohet pasuria dhe e ardhmja e një kombi.”
Malaj e konsideron portin jo vetëm si një infrastrukturë fizike por si një mjet gjeopolitik. Më tej ai ka shtuar se nëse Shqipëria i dorëzon çelësat e ndertimit të portit më strategjik të vendit “një “kompanie” pa transparencë të plotë mbi “Pronarin Përfitues”” rrezikon në shumë aspekte.
Përfshirë këtu sipas tij sabotimin e korridorit VIII, rezikun që të përfundojë si vende të tjera të rajonit që humbën portet e tyre strategjike për shkak të financimeve “bujare” nga vende jo miqësore me aleatët tane strategjikë, si edhe shton se skualifikohen kompanitë prestigjoze perëndimore në favor të një oferte “hije” vërteton se gara është e paracaktuar.
“THIRRJE PËR VEPRIM TË MENJËHERSHËM Qeverisë: Mos e shpallni nesër fituesin! Ky vendim mund t’i kushtojë ekonomisë shqiptare rreth 400 milionë euro dëm të drejtpërdrejtë dhe humbje të pakthyeshme strategjike” shkruan ai më tek teksa u bën thirrje edhe Strukturave të Inteligjencës (SHISH & NATO): “Është koha për një kontroll rigoroz (Veting) mbi këtë investim.”
Në përfundim Malaj ka shkruar se shteti shqiptar do të duhet të përdorë mekanizmin e skanimit FDI për “të verifikuar çdo qindarkë që hyn në këtë projekt përpara se të jetë vonë.” Teksa bën edhe një herë thorrje për shpalljen e fituesit.
Kujtojmë se ditën e sotme pritet që qeveria të shpallë fituesin për portin e Durrësit, ndërkohë që ish-ministri Arben Malaj, edhe herë të tjera ka shprehur mosdakordësinë e tij në lidhje me projektin e portit të Durrësit.
Postimi i plotë:
APEL PUBLIK RAMES: NDALONI SHPALLJEN E FITUESIT PËR PORTIN E DURRËSIT – NJË RREZIK PËR SIGURINË DHE EKONOMINË KOMBËTARE.
Nesër në 9 Mars 2026 qeveria shqiptare përgatitet të hedhë një hap që do të cenoj e sovranitetit kombëtarë mbi portin.
Shpallja e një fituesi me risk të lartë për ndërtimin dhe menaxhimin e Portit të Ri të Durrësit është një “Thikë mbas shpine ” kundër sigurisë kombëtare?
1.Në kryeveprën e tij mbi historinë e qytet-shteteve dhe porteve, Jacques Attali nje mendje e ndritur, analizon me shembuj konkretë se si njerëzimi dhe qytetërimi u zhvilluan nga qytetet-porte.
Portet kryesore nuk mund të zvogëlohen apo të tjetërsohen për interesa korruptive të qeveritarëve apo edhe arsyeve me te thella?!
Kjo pasi portet janë pikat ku ndërthuren interesat e fuqive të mëdha dhe ku përcaktohet pasuria dhe e ardhmja e një kombi.
Attali nënvizon se:
“Kush kontrollon portet, kontrollon rrjedhën e botës.”
Porti nuk është thjesht një infrastrukturë fizike; ai është një mjet gjeopolitik.
Shqipëria do të rrisë potencialet e saj vetëm duke modernizuar infrastrukturën strategjike që lidhet me korridoret e zhvillimit, e jo duke e asgjësuar atë për projekte imobiliare (“Real Estate”).
ALARMI I SIGURISË. Shteti shqiptar po përgatitet t’i dorëzojë çelësat e ndertimit të portit më strategjik të vendit një “kompanie” pa transparencë të plotë mbi “Pronarin Përfitues”.
Shqipetia rrezikon”1.Sabotimin e Korridorit VIII: Kapitali me origjinë të paqartë mund të përdoret për të bllokuar lëvizshmërinë ushtarake të NATO-s në rajon.
2.Diplomacinë e Borxhit: Ky projekt rrezikon që Shqipëria të përfundojë si vende të tjera të rajonit që humbën portet e tyre strategjike për shkak të financimeve “bujare” nga vende jo miqësore me aleatët tane strategjikë.
Kapjen e Shtetit: Skualifikimi i kompanive prestigjioze perëndimore në favor të një oferte “hije” vërteton se gara është e paracaktuar.
3. THIRRJE PËR VEPRIM TË MENJËHERSHËM
Qeverisë: Mos e shpallni nesër fituesin! Ky vendim mund t’i kushtojë ekonomisë shqiptare rreth 400 milionë euro dëm të drejtpërdrejtë dhe humbje të pakthyeshme strategjike.
Strukturave të Inteligjencës (SHISH & NATO): Është koha për një kontroll rigoroz (Veting) mbi këtë investim.
Siguria kombëtare dhe e ardhmja cdo vendi qëndrojnë mbi çdo kontratë tregtare.
Shteti Shqiptar duhet te përdor mekanizmin e skanimit te FDI, për të verifikuar çdo qindarkë që hyn në këtë projekt përpara se të jetë vonë.
Një vend rritet me shume kur bëhet pjesë e tregjeve në rritje përmes porteve të forta, jo duke i zvogëluar ato për interesa afatshkurtra.
Portet janë kolona vertebrale e një kombi.
Një qeveri që thyen këtë kolonë, dënon të ardhmen e vendit.
SHPALLJA E FITUESIT NESËR DUHET TË NDALET!
Ditë të mbarë!!