28 Mars, 2026

Deputeti socialist i turpëruar pas fjalëve të Taulant Ballës: Nuk jemi burra që heshtëm

 Deputeti socialist i turpëruar pas fjalëve të Taulant Ballës: Nuk jemi burra që heshtëm

Deputeti i PS, Skënder Pashaj i ka kërkuar falje Albana Vokshit për fjalët e përdorura nga Taulant Balla gjatë seancës së djeshme në Kuvend.

Ai tha se “po të ishte Supermen, do t’i binte botës përqark për ta ndryshuar situatën e djeshme”.

“Për flokët e bardha që ka znj. Vokshi, do t’i kërkoja jo një herë, por 1000 herë falje.

Po të isha Supermen, dje do i bija botës rreth e rreth dhe ta ndryshoja situatën dje në parlament.

Ndihem keq sepse kolegët e mi më thanë ku ishit ju burrat dhe i thashë unë isha burrë se heshta.

Heshtja ime nuk do të thotë që duhet të ketë dhunë.

Heshtja ime foli më shumë sesa ajo dhunë në parlament”, tha Pashaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *