Apel për kujdes në aksin rrugor Memaliaj – Tepelenë
Të nderuar drejtues mjetesh dhe qytetarë,
Dua të ndaj një shqetësim serioz për një pjesë të aksit rrugor Memaliaj – Tepelenë, i cili paraqet rrezik të madh për qarkullimin. Gjendja e kësaj rruge dhe mungesa e masave parandaluese e bëjnë atë një pikë potenciale për aksidente të rënda.
I bëj thirrje të gjithë shoferëve që kalojnë në këtë aks të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë shpejtësinë dhe të jenë të vëmendshëm, pasi çdo pakujdesi mund të sjellë pasoja të rënda për jetën e tyre dhe të të tjerëve.
Njëkohësisht, ky është edhe një apel i drejtpërdrejtë për institucionet dhe pushtetarët përgjegjës që të marrin sa më parë masa konkrete për përmirësimin e sigurisë në këtë segment rrugor. Vendosja e sinjalistikës së duhur, mirëmbajtja e rrugës dhe ndërhyrjet parandaluese janë të domosdoshme për të shmangur një fatkeqësi apo aksident të mundshëm.
Nuk duhet të presim që të ndodhë një tragjedi për të reaguar. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët, por institucionet duhet të bëjnë pjesën e tyre për të garantuar kushte të sigurta për qytetarët.
Le të veprojmë sot, që nesër të mos jetë vonë.
