Poshtërimi: PS i kishte caktuar Elisës vend në fund të sallës së Kuvendit
Përvec shkarkimit nga qeveria si një hakmarrje e Belinda Ballukut, përndjekja politike ndaj Elisa Spiropalit duket se do të vijojë edhe brenda Grupit Parlamentar të PS-së. Të paktën sinjalet e para u dhanë dje.
Pak minuta para se të niste senaca, ish-ministrja dhe ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti në sallë, me shpresën se do t’i kishin rezervuar një ulëse të mirë mes deputetëve. Por sic mëson një burim i Lapsi.al i pranishëm aty në sallë, Spiropalit iu tha se duhej të shkonte në fund të sallës.
Këtu nisi një debat verbal dhe kundërshti e hapur e saj me shërbimet e Kuvendit dhe të vetë grupit parlamentar socialist.
Pas disa minutash debati, u arrit të bëhej një spostim në sallë për t’i liruar vendin Elisa Spiropalit, thjesht që ajo të mos ishte në fund të sallës ku kishte zgjedhur ta poshtëronte partia e saj.
Natyrisht që Taulant Balla edhe pse s’ka ndonjë marrëdhënie të mirë më Spiropalin, spostimin e saj në fund të sallës si ato nxënësit ngelësa, nuk do të guxonte ta bënte pa një shkelje syri ngë shefi i tij, Edi Rama.
Prej shkarkimit nga qeveria e deri te spostimi në fund të sallës duket sikur Elisa Spiropali është në një fazë riedukimi nga partia e saj.
Aludohet se faji që ka bërë është se flet anglisht nëpër ambasada e diplomatë kundër Belinda Ballukut dhe çetës së të korruptuarve të tjerë në PS.