Misteri i “shtëpisë” së ndërtuar në shkëmb
Si është ndërtuar “Guri i Bletës”, një mur guri me një hapësirë hyrëse në lartësi të konsiderueshme në faqen e shkëmbinjve të kanionit të fshatit Borockë të Përmetit?
Shtëpia e kaurit i thonë në Borockë.
Një mur i ndërtuar në shkëmb, në kanionin Guri i Bletës në Borockë.
Jo më shumë se një metër i gjerë dhe disa metra i gjatë.
E vështirë për të jetuar normalisht, por ndoshta një ngujim i një banori që u strehua brenda shkëmbit duke mos pranuar të ndërrojë besë e fe.
Shumë legjenda fliten për këtë objekt mistik.