EKSKLUZIVE: Zbardhet emri i ri i drejtorit të Policisë së Shtetit
Elidon Çela pritet që të jetë drejtori i ri i Policisë së Shtetit.
Kjo bëhet me dije nga burime të Thuaje.al.
Këto burime bëjnë me dije se Çela pritet të zgjidhet në këtë post, pas lobimit të fortë të biznesmenit Sinan Idrizi.
Ky i fundit njihet për lidhjet e forta më Ramën.
Elidon Çela prej kohësh punon në Policinë e Vlorës dhe ka miqësi me Idrizin.
Ndaj, kjo miqësi me sa duket ka shërbyer që Idrizi t’ia propozojë emrin e tij kryeministrit Rama.
Në ditët në vijim pritet që të bëhet dhe zyrtarizimi.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Ilir Proda u shkarkua nga detyra, pas asaj që ndodhi me protestën e PD-së në Tiranë.