28 Mars, 2026

A ka lidhje emërimi i ministrit të ri të Jashtëm me marrëveshjen e detit me Greqinë?

 A ka lidhje emërimi i ministrit të ri të Jashtëm me marrëveshjen e detit me Greqinë?

Kapiteni i Rangut të Parë dhe ish-zv.komandant i Forcës Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari shprehet se Rama e ka emëruar Ferit Hoxhën ministër të Jashtëm që të mbyllë pazarin me Athinën për detin.

Hoxha njihet si “arkitekti” i marrëveshjes së parë për detin firmosur nga Berisha dhe rrëzuar nga Kushtetuesja.

“Ferit Hoxha, ai që futi në kaos gjithë shtetin me marrëveshjen detare të vitit 2009 me Greqinë, u dekretua sot nga Bajram Begaj si ministër i Jashtëm. Kaosi vijon prej 17 vjetësh në marrëdhëniet me Greqinë, për shkak të asaj marrëveshjeje të vitit 2009 të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Ministria e Jashtme në vitin 2016 kallëzoi në Prokurori të gjithë grupin negociator të vitit 2009, duke përfshirë edhe kreun e tij Ferit Hoxha.

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në vitin 2017 vendosi mosnisje të hetimit. Pritet që Begaj ta autorizojë Ferit Hoxhën për grupin e ri negociator për zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë në Hagë. Begaj nga prilli 2024 ka në zyrë propozimin e Ministrisë së Jashtme për nisjen e negociatave. Por, mungonte kompetenti”, shkruan Meçollari.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufijtë detarë mes dy vendeve u nënshkrua më 26 janar 2010 në Tiranë. Pakti u firmos nga dy ministrat e Jashtëm të asokohe, Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha, ish-ministër i Jashtëm. Marrëveshja hapi debate, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi paktin duke e shpallur antikushtetues. Sipas vendimit të gjykatës, marrëveshja cenonte integritetin territorial të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *