28 Mars, 2026

Drama e boshatisjes së fshatrave të jugut: Braktiset fshati Toç në Tepelenë

 Drama e boshatisjes së fshatrave të jugut: Braktiset fshati Toç në Tepelenë

Fshati Toç në Tepelenë është shpopulluar. Në fshat kanë mbetur vetëm 50 familje. Rruga në fshat është e amortizuar, nuk ka asnjë investim, dhe papunësia largon të rinjtë. Madje, fshati nuk ka as ujë të pijshëm.

Mungesa e investimeve, e rrugës dhe e ujit të pijshëm ka bërë që banorët të braktisin zonën. Në fshat kanë mbetur vetëm të moshuar, ndërsa papunësia është e lartë, pasi të rinjtë janë larguar në emigrim në kërkim të mundësive më të mira.

Një i ri tregon se ikën e vjen jashtë për të punuar çdo tre muaj, ndërsa të moshuarit shprehen se për shkak të mungesës së punës, në fshat kanë mbetur vetëm ata, të moshuarit, të cilët theksojnë fshati nuk ka as mjek, ç’ka i detyron të faturojnë taksi për të shkruar për vizita në Gjirokastër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *