Perla e një sondazhi në emisionin e Sokol Ballës
Pas 12 vitesh qeverisje nga Edi Rama, mediat pranë këtij të fundit, vazhdojnë të ushqejnë idenë se fajet për çdo dështim të qeverisjes, i ka Sali Berisha.
Janë bërë aq qesharakë me këtë tezë, sa në një sondazh të Eduard Zaloshnjës dhe të prezantuar në emisionin e Sokol Ballës, pretendojnë se dhe fajin për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, nuk e ka Qeveria, por opozita.
Kjo, pasi sipas tyre, opozita nuk jep shpresë që shqiptarët të qendrojnë në vendin e tyre.
Pyetjes se cili ka qenë shkaku kryesor politik i emigracionit në dekadat e fundit, 50.3%, sipas sondazhit të Zaloshnjës, mendojnë se shkaku kryesor është opozita, pasi nuk ofron asnjë lloj shprese.
33.4% e shqiptarëve mendojnë se shkak është keqqeverisja dhe vetëm 16.3% e shqiptarëve mendojnë se shkak janë të dyja, edhe opozita, edhe qeveria.
Hajde merri seriozisht pastaj këta! (Thuaje.al)
