28 Mars, 2026

Denoncimi: Balluku i ka transferuar 10 mln euro Sokol Ballës

 Denoncimi: Balluku i ka transferuar 10 mln euro Sokol Ballës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj gazetarit Sokol Balla, duke pretenduar se ai ka vijuar “bashkëvjedhjen” me ish-bashkëshorten e tij edhe pas divorcit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se “thuhet se të paktën 10 milionë euro” i janë transferuar Ballës nga Belinda Balluku.

“E patë se si doli nga SPAK-u Sokol Balla, i divorcuar 20 vite më parë nga Lubia, por vazhdonte bashkëvjedhjen me të. Thuhet se të paktën 10 milionë euro i ka transferuar Lubia tek ai.

E mora këtë si shembull, se po kaq janë Bolino dhe të tjerët.

Pra, të shpëtojmë nga kjo gjendje, nga kjo administratë, nga kjo amalgamë mafioze qeveritaro-mediatike që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *