Bashkësia Përmet: Dy mysybetët përmetarë, që nuk paguajnë as dritat, as ujin, as taksat lokale
Faqja e njohur Bashkësia Përmet, ka sulmuar dy përmetarët Klara K. dhe Hektor L., të cilët menaxhojnë një faqe në FB.
Ja çfarë shkruan faqja Bashkësia Përmet:
Këta të dy që shikoni në foto Klara K. dhe Hektor L. megjithëse kanë shtëpi në Përmet, megjithëse zyrtarisht kanë kontrata me OShEE dhe me Ujësjellësin prej vitesh nuk paguajnë detyrimet. Borxhlinj dhe sharës permanet debitorë. Madje si pronarë banesash nuk paguajnë as taksat lokale.
Dhe andej ku jetojnë si refugjatë ilegalë vetëm shajnë Përmetin…
Bëhuani gati paditë për në gjykatë këtyre borxhlinjve që bëjnë moral por i detyrohen shumë Përmetit dhe atdheut të tyre.
Urgjent paguani borxhet dhe ti kërkoni falje Përmetit dhe komunitetit!!!
***
Ose dy mysybetër cinikë që kurbeti i plaku e i veremosi
E para majtas është një refugjate që ka ikur më këmbë nga Vllapsiotera në Janinë dhe sot bën punën e nderuar të pastrueses së shkollës në një fshat të humbur të Greqisë. Ky tjetri, pasi qëndroi 10 vjet i fshehur në bodrumet e Athinës në Greqi iku me pasaportë fallco në Amerikë dhe punon marangoz ilegalisht në një provincë amerikane. Pavarësisht se jetojnë larg njëri-tjetrit urrejtja për Përmetin i ka bashkuar virtualisht.
Nëse dikush në Përmet gëzohet, këta të dy hidhërohen. Nëse numri i turistëve që vizitojnë Përmetin shtohet, këta të dy veremosen. Nëse në Përmet çelet një hotel i ri, këta të dy zverdhen. Nëse dikush puthet e dashurohet në Përmet këta nxijnë nga mllefi. Nëse banjat e Bënjës sistemohen, këta të dy jashtëqisin mllef nga goja, nëse Përmeti njihet ndërkombëtarisht si destinacion unik turistik këta të dy i zë diareja e trurit…
As njëra dhe as tjetri nuk jetojnë në Përmet, nuk paguajnë as taksa, nuk promovojnë kurrë të bukurën, nuk thonë kurrë një fjalë të mirë. Njëra lan haletë e tjetri sharron dhogat por nuk lenë ditë pa bërë si ekspertë bujqësie, zooteknie, turizimi, shëndetësie apo arkitekture. Sot po shkruaj për këta të dy se më dhimbsen, i njoh prej vitesh kur jetonin në Përmet dhe më kujtohet edhe atëhere megjithëse ishin të rinj, kurrë nuk ishin të lumtur ndaj lumturia nuk u avitet më dhe si të braktisur që janë, njëra në Greqi e tjetri në Amerikë shajnë e mallkojnë Përmetin nga haletë dhe bodrumet e kurbetit.
Boll më o mysybetër se sëmurët veten, Përmetit mos ia qani hallin se e ka bekuar Perëndia. Përmeti na ka ne që e duam, e ndihmojmë dhe e provovojmë çdo ditë!