Ustai Genci Muço: Shqetësim dhe revoltë përballë Gurit të Qytetit..
Nga Hektor K Lole
Ai qendron aty, i heshtur, jo per fotografi, jo per kujtim, por si deshmi…
Pas shpines se tij, Guri i Qytetit, krenaria jone, simboli yne, historia jone e palekundur dhe perpara tij kjo ndërtese e ftohte, e huaj, qe duket sikur i eshte ngjitur per ta sfiduar ate..
Shikoni fytyren e ustait (afroni foton) ai nuk eshte thjesht nje kalimtar, por eshte nje njeri qe e ka jetuar kete qytet dekada me radhe, qe e ka pare Gurin pa beton, pa suva moderne, pa forma të çuditshme qe s’kane lidhje fare me shpirtin e vendit.
Ai nuk bertet, nuk proteston me pankarte, por qëndrimi i tij flet…Eshte ai lloj shqetsimi ,qe nuk ka nevoje per fjale te medha.
Eshte revolta e qete e nje permetari te rrenjes, qe sheh si simboli i qytetit të tij baltoset nga eksperimente qe nuk dialogojne fare me historine.
Kjo ndertese mund të quhet per disa projekt, investim i “shkelqyer” zhvillim…por për usta Gencin dhe për shumë si ai, per permetaret e vertete,,ajo duket si një ndërhyrje pa ndjeshmeri, si nje fantazme betoni, si nje paçavure, qe kërkon të behet protagoniste, aty ku protagonisti ka qenë gjithmonë Guri ynë i lavdishem!
