Një makinë për Mirlindën, jo për luks, por për dinjitet
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur publikisht ish-drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, e cila është përfshirë në skandalin më të madh të publikuar ndonjëherë në zyrat e shtetit shqiptar.
Sipas Ramës, ajo në fakt është e ndershme dhe jeton më qira.
Madje, Rama tha se ajo s’ka as makinë dhe se nuk di t’i japë.
Ndaj në rrjet ka nisur ironia.
Faqja e njohur Brryli Broadëay shkruan:
“Shqiptare te dashur sot na duhet te bashkohemi per nje kauze humane.
Mirlinda Kerçanaj, ish- drejtoresha e Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit, rezulton pa shtepi dhe pa makine. E ndjejme si detyre te hapim nje GoFundMe.
Se nuk eshte lehte me menaxhu miliona euro projekte dixhitale dhe me dal ne fund ne kembe.
Objektivi:
Nje makine, jo per luks, per dinjitet.
Se serverat mund te kene pas backup…
po makina jo.
#MakinePerMirlinden”.