28 Mars, 2026

Arlind Qori replikon me Ramën pasi e quajti komunist: Hajvan, kryeministri i vendit më të korruptuar në Europë

 Arlind Qori replikon me Ramën pasi e quajti komunist: Hajvan, kryeministri i vendit më të korruptuar në Europë

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste vuri në dukje faktin se Shqipëria nuk e ka luksin që të gabojë apo të vonohet në rrugën e saj të zhvillimit, duke paralajmëruar frikën se tepërimi në emër të “antikorrupsioni” mund të sjellë dëmtime.

Rama e quajti “komunist” Arlind Qorin, që sipas tij, së bashku me Agron Shehajn e “Mundësisë”, “i mbajnë sytë nga stacioni i trenit duke pritur që SPAK-u t’u hapë rrugën”.

“Kryeministri i një prej vendeve më të korruptuara të Evropës (e më gjerë) tha se antikorrupsioni mund të sjellë pasoja më të rënda se korrupsioni. I korruptuar dhe hajvan”, shkruan Qori.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *