28 Mars, 2026

Astrit Çerma: Zhani Ziçishti gjithnjë më dukej se trembej nga diçka, mbaj mend tek “Fije që priten”…

 Astrit Çerma: Zhani Ziçishti gjithnjë më dukej se trembej nga diçka, mbaj mend tek “Fije që priten”…

Astrit Çerma ka reaguar pas ndërrimit të jetës, të aktorit Zhani Ziçishti.

“U largua Zhani Ziçishti..

Për mua një nga aktorët e karktereve nder më mirët në kinematografin tonë..

Zhanit sikur i mërzitej figura e një personazhi, (siç, kryesor), që shtrihej në tërë filmin.

Kur ndonjë aktor tjetër, rrolin e vogël, sado të përpiqej i ikte nga duart, Zhani e mbërthente, dhe e bënte me jetë..

Ishte mjeshtër i pikantes, i çastit, i momentit..

Gjithnjë i heshtur, pa buj, pa lavde, pa nam..

Nuk e di sepse por Zhani gjithnjë më dukej se trembej nga diçka..

Nga diçka që e mbyllte në vetvete..

Një herë, tek xhironim filmin “Fije që priten” në një pushim, të dy pinim kafe ulur në tavolinë, dhe..

– Mirë jeni andeej o, më pyeti..

– Po mirë o Zhani..Mirë.. ju përgjigja

– E, po..Gjene mirë.. ma ktheu..

Dhe.. Rrufiti kafenë e paf puf cigaren në heshtie deri sa pas nja tre çerek ore na thërritën për skenë që do të xhironim..

Ehhhh..

Lamtumirë o mik..”, shkruan Astrit Çerma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *