28 Mars, 2026

Hetimi që ka tronditur Milanon: Polici që u kthye në vrasës

 Hetimi që ka tronditur Milanon: Polici që u kthye në vrasës

Andrea Cinturrino, një efektiv i forcave të rendit, është arrestuar nën akuzën e rëndë të vrasjes me dashje. Viktima është një shpërndarës droge në zonën famëkeqe të Rogoredos në periferi të Milanos. Por nga një “krim mes të margjinalizuarve” sic u besua në fillim, kjo vrasje është kthyer në një skandal institucional tronditës.

Për mediat italiane hetimi ka zbuluar një realitet të zi korrupsioni dhe dhune brenda uniformës. Detajet që po dalin nga Prokuroria e Milanos janë të rënda. Cinturrino, i cili supozohej të mbronte ligjin dhe të luftonte krimin në njërën nga zonat më të vështira të Italisë, është kthyer vetë në protagonist të një ekzekutimi brutal.

Sipas rindërtimit të fakteve, polici nuk ndodhej në Rogoredo për detyrë zyrtare, por për arsye që lidhen me raporte të errëta me botën e narkotrafikut. Ai e ka vrarë shpërndarësin e drogës dhe më pas, duke njohur taktikat investigative dhe pikat e dobëta të sistemit, ka manipuluar krejtësisht ngjarjen.

Viktima ka qenë i paarmatosur ndërsa pranë tij ishte vendosur pas ngjarjes një pistoletë lodër për të justifikuar alibinë e një sulmi.

Dyshohet se agjenti është përfshirë në rrjetin e trafikut dhe po tentonte të kontrollonte një pjesë të tregut të drogës.

​Ngjarja ka sjellë një goditje të fortë për imazhin e policisë.  ​Arrestimi i Cinturrinos ka shkaktuar një tërmet brenda strukturave të rendit jo vetëm në Milano.

Prokuroria e Milanos ka kërkuar masa ekstreme sigurie për Andrea Cinturrinon, duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe njohuritë e tij mbi sistemin penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *